E lidhën dhe e lanë në rrugë, kosovari tregon se si ia grabitën qesen me para hajnat

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur i lidhur me litar, në skaj të rrugës në magjistralen Deçan-Gjakovë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, ndërkaq viktimën e kanë gjetur dy kalimtarë.

Viktima ka deklaruar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, tre persona të maskuar e njëri prej tyre i armatosur, e kanë ndaluar dhe ia kanë grabitur një qese najloni në të cilën ka pasur para të gatshme.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Deçan, 10.11.2021 – 08:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte hasur i lidhur me litarë në skaj rrugës, nga dy dëshmitarë në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në rrugë ishte ndaluar nga tre persona të panjohur, të maskuar njëri prej tyre i armatosur, të cilët ia kishin grabitur një qese najloni në të cilën kishte pas para të gatshme dhe me një veturë ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme