E mitura në Prizren goditet nga motoçikleta, hapet rast ndaj prindërve për moskujdesje ndaj fëmijëve

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 18:30 në Prizren, ku një vajzë e mitur është goditur nga një motoçikletë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, viktima ëështë dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Reporteri.net.

“Viktima femër kosovare –fëmijë, është goditur nga një motoçikletë për të cilën nuk e mbanë mend  as llojin e as ngjyrën e motoçikletës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të hapet dhe rasti ndaj prindërve te viktimës për moskujdesje ndaj fëmijëve. 

Të ngjashme