E mitura nga Gjakova mbet shtatzënë, policia arreston personin me të cilin po bashkëjetonte

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një e mitur në Gjakovë, ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin e këtij qyteti pasi që e njëjta është shtatzënë.

Rastin në polici e kanë raportuar nga Spitali i Gjakovës. Policia njofton se sipas viktimës, ajo që dy vite është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit në lidhje me rastin, është liruar.

Të ngjashme