E mitura nga Prishtina kërcënohet nga një i mitur se nëse nuk i jep para do të publikoj video intime të saj

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje një person ka njoftuar policinë se mbesa e tij e mitur, në vazhdimësi është detyruar që t’i jap para një të dyshuari po ashtu të mitur, në mënyrë që ky i fundit të mos të publikoj video intime të viktimës.

Sipas policisë, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 24.05.2021-13:00. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se mbesës së tij, e miturA femër kosovar, në vazhdimësi nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar, është detyruar që ti jep para, që i dyshuari mos të publikoj video intime të viktimës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme