E quajti ‘kurvar të kafeneve të natës’, Faik Fazliu e quan idiot burrin e Albulena Haxhiut

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, ka reaguar ndaj arrestimit të anëtarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliu.

Krasniqi ka shkuar aq larg sa e ka quajtur Fazliun “kurvar” i kafeneve të natës.

“Kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logon e UÇK-së! Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë”, ka shkruar ai në një koment.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar invalidi i luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, i cili e quan idiot burrin e Albulena Haxhiut.

“Nuk merrna me ata idiota, nuk jam i nivelit të merrna me ta. Kam qenë në një lokal shumë normal, ku hyjnë familjarë”, tha Fazliu në emisionin Pressing në T7.

Fazliu tha se ai ka qenë bashkë me gruan e tij në lokal dhe aty është menaxher miku i tij, kurse shokët e tij ish-luftëtarë të UÇK-së punojnë si sigurim.

Të ngjashme