E rrahu brutalisht një person në një qendër tregtare, Prokuroria merr vendim

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar personin me inicialet E.N., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ju njoftomë se nga pranimi i informacionit për një incident i cili ka ndodhur në qendrën tregtare “Albi Mall”, prokurori kujdestar nga ky departament ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, në mënyrë që të sqarohet ky rast në plotëni.

“Pas sigurimit të video-incizimit, si dhe pranimit të raportit mjekësor të personit me inicialet A.M., Prokurori i Shtetit, ka autorizuar policinë për ndalimin e të dyshuarit E.N., lidhur me veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftimin për media.

I dyshuari, me aktvendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Të ngjashme