E rrahu dhe kërcënoi gruan se do ta mbysë, detaje nga rasti në Gjakovë

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit M.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria njofton se, më 28 mars 2022, në Komunën e Gjakovës, saktësisht në shtëpisë së tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij V.I.

“Pas disa mosmarrëveshjeve të momentit, i pandehuri e merr një bluzë dhe me të e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e shtrënguar rreth qafës dhe duke e kërcënuar se do ta mbysë, ku pasi hyn brenda në dhomë fëmijët e tyre, i pandehuri e lëshon në tokë të dëmtuarën dhe gjersa e njëjta  ishte e rrezuar, i pandehuri e godet me grushte në fytyrë, me ç ‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore”, njofton prokuroria.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.I., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Të ngjashme