Edhe 100 pjesëtar të Policisë së Kosovës nisen drejt Shqipërisë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Ndihmat për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, nuk kanë të ndalur.

Policia e Kosovës edhe në ditën e dytë pas tërmetit, ka dërguar edhe 100 pjesëtarë të tjerë për t’u dalë në ndihmë banorëve të Shqipërisë.

“Edhe ditën e dytë pas tërmetit të raportuar në Republikën e Shqipërisë, Policia e Kosovës dërgon Njësitet policore në përbërje prej njëqind (100) operatorëve tjerë të njësiteve të specializuara, të cilët do të jenë në shërbim të autoriteteve atje, në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet me kapacitetet e saj në dispozicion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme