Edhe 48 orë për KQZ-në që të thërrasë diasporën

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 22:36 | Nga Ekonomia Online

Deri të dielën pasdite, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon të përmbyllë procesin e verifikimit të aplikuesve nga jashtë Kosovës për votim përmes postës.

Deri të premten, më 29 janar, e drejta e votës u është verifikuar më shumë se 52 mijë votuesve, raporton REL

Organizata “Germin” që merret me çështje të diasporës, është e shqetësuar për afatin e shkurtër kohor për apelim, nëse aplikuesve u është mohuar e drejta për votim.

Përgjegjësit thonë se ka edhe votues nga Afganistani, Katari e Kenia.

Valmir Elezi nga KQZ thotë se personat që nuk janë lajmëruar në telefon gjatë tentimeve të para, do të ketë tentime të tjera për t’i telefonuar. Disa organizata kanë shprehur shqetësime për procesin për shkak të komplikimeve dhe kohës së shkurtë.

Ata thonë se PZAP ka lënë afat të shkurtër në rast të ankesave dhe sipas tyre kjo mund të shkaktojë që të humbet e drejta për votë.

Të ngjashme