Edhe dy gra të kthyera nga Siria dalin para Gjykatës

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Para Gjykatës sot do të dalin edhe dy gra të kthyera nga Siria.

Këtë për klankosova.tv e tha njëra nga përfaqësueset ligjore e të dyshuarave. Ajo më të tej shtoi se dy gratë ishin të hospitalizuara

Kjo seancë pritet të fillojë nga ora 13:00, njofton Klan Kosova.

Ato janë duke u hetuar për veprat penale “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grupe terroriste” nga neni 143 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Bashkim ose Pjesëmarrja në Ushtrinë ose Policinë e Huaj jashtë territorit të Kosovës”.

Autoritetet kosovare në mesnatën e së premtes dhe së shtunës kanë riatdhesuar 110 kosovarë nga zonat e luftës në Siri përfshirë katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, nëntë prej të cilëve kanë humbur prindërit në luftë.

Të ngjashme