Edhe gratë në Kosovë protestojnë kundër gjuhës seksiste të Trumpit

Prishtinë | 21 Jan 2017 | 11:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka mbajtur marshin protestues kundër gjuhës seksiste dhe denigruese ndaj grave nga politikanët.

Igballe Rugova nga RrGGK-ja tha se në marsh kanë dalë për t’u solidarizuar me të gjitha gratë anë e mban botës në iniciativën që ka filluar në Uashington nga aktivistet për të drejtat e grave që të marshojnë kundër gjuhës seksiste, raciste, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore presidenti Trump.

Ajo ka thënë se mesazhi i tij që ka dhënë gjatë fushatës nuk ka ndikuar vetëm te gratë në Amerikë, por në gjithë botën, raporton Ekonomia Online.

Rugova ka thënë se gjuha seksiste fyese ndaj grave është prezente edhe në Kosovë, duke theksuar se ky vit ka filluar me të njëjtën gjuhë ndaj grave nga ana e politikanëve.

“Ne i jemi bashkuar këtij marshi dhe e lidhim këtë me çështjen që ka të bëjë në Kosovë, sepse edhe në Kosovë ka filluar një gjuhë seksiste e politikanëve ndaj grave në vendimmarrje. Ky vit ka filluar me këtë gjuhë dhe kemi dashur ta ngremë zërin në këtë marsh dhe t’u themi të gjithëve stop më me atë gjuhë”, ka thënë Rugova.

Ndërsa, kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ky marsh është për të ngritur vetëdijen, por edhe “për t’iu dhënë zë femrave që jo rrallë hezitojnë të hyjnë në ujërat e  politikës, duke iu frikësuar paragjykimeve që bëhen për to”.

Ajo ka thënë se është ballafaquar me paragjykime të ndryshme.

“Shumë më tepër paragjykohen 30 për qind e deputeteve grave që janë në Kuvend sesa 70 për qind e deputetëve burra”, ka thënë ajo.

Foto: AFP/Getty Images
Foto: AFP/Getty Images

Të ngjashme