Edhe katër raste të reja me Coronavirus në pjesën veriore të vendit, gjithsej 27 të infektuar

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Janë konfirmuar edhe katër raste të reja të të prekurve me koronavirus, në pjesën veriore të Kosovë.

Për këtë njoftoi epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, përmes një konference për media, i cili tha se numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 tani është 27.

Sipas tij, në 24 orët e fundit janë konfirmuar tre raste të reja në veri të Mitrovicës dhe një nga Zveçan, raporton Kossev.

“Klinika infektive në veri të Mitrovicës strehon tetë pacientë, tre janë transportuar në Nish, një është transportuar në Institutin e Pulmonologjisë në Beograd, dhe 13 pacientë me simptoma klinike më të lehta janë në Sallën e Studentëve në veri të Mitrovicës” tha Antonijeviq.

Pacientët e dërguar në Nish dhe në Beograd janë në gjendje të qëndrueshme dhe asnjë prej tyre nuk është në respirator, shtoi ai.

Të ngjashme