Edhe një dështim i Bordit të RTK-së

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse Ligji për RTK-në, përkatësisht neni 32 i tij përcakton që “drejtori i përgjithshëm i RTK-së emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit”, Bordi i këtij mediumi nuk është mjaftuar me këtë duke kërkuar interpretim ligjor nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas këtij bordi, Ligji ka paqartësi se sa vota duhen për drejtor të përgjithshëm. Duke iu referuar nenit 30, pika 4, i cili flet për kuorumin e mbledhjeve të Bordit, Bordi ka thënë se neni 32.3 është i paqartë rreth cilësimit të 2/3 të anëtarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por kjo kërkesë po konsiderohet si prolongim i procesit nga njohës të çështjeve juridike. Sipas tyre, ligji është shumë i qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretim. Ata kanë thënë se procesi si i tillë ka dështuar, se Bordi nuk duhet ta zvarrisë atë dhe menjëherë të rishpallë konkursin.

Kjo është hera e dytë që ka dështuar zgjedhja e drejtorit të RTK-së.

Në mbledhjen e mbajtur të premten, Bordi ka dështuar që ta zgjedhë Ngadhënjim Kastratin për drejtor, pasi ai kishte marrë vetëm 6 vota.

Në Ligjin për RTK-në, neni 25 i tij tregon se Bordi përbëhet nga 11 anëtarë dhe se 2/3 e anëtarëve është 7.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme