Edhe një i vdekur si pasojë e helmimit në Deçan, prokuroria fillon hetimet

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Gjatë së hënës është rritur numri i rasteve të dyshuara për helmim në komunën e Deçanit.

Prokuroria Themelore e Pejës njofton se kanë ndodhur dy raste të “Vdekjes së dyshimtë” për shkak të situatës së krijuar në atë rajon.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”.

Të ngjashme