Edhe një kryeministër shqiptar i shtohet botës?

Prishtinë | 21 Maj 2022 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Anthony Albanese me Partinë Laburiste ka fituar në zgjedhjet australiane, duke mposhtur Qeverinë e koalicionit të djathtë të Australisë, pas gati një dekade në pushtet

Ajo që bie në sy, është mbiemri i Anthonyt, Albanese, i cili përkon me domethënien shqiptar.

Bazuar në të dhënat e tij, babai i Anthonyt ishte nga Barletta, në Italinë Juglindore. Mbiemri i babait të tij, Albanese, i referohet popullit arbëresh që është në numër të madh në Itali. Ndërsa nëna është me prejardhje irlandeze.

Vetë 59 vjeçari Albanese, sipas medieve, nuk e ka thënë ndonjëherë publikisht se është shqiptar.

Të ngjashme