Edhe një punonjës shëndetësor vdes nga COVID-19

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Edhe një punonjës shëndetësor ka vdekur si shkak i infektimit me COVID-19.

Fadil Bajrami shërbeu në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Përveç Qendrës së Mjekësisë Urgjente, për vdekjen e Bajramit ngushëlluan edhe miq e kolegë të tij.

“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë, shpreh ngushëllime familjarëve dhe të gjithë punonjësve për vdekjen e kolegut tonë Fadil Bajrami! Shpirti i tij i bardhë të pushojë në paqe!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme