Edhe një shkollë kalon në mësim online

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Sadri Misini”, paralelja e ndarë në Shipashnicë të Poshtme, do të kalojë në zhvillimin e mësimit në formën online, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe personelit arsimor të infektuar me COVID-19, njofton komuna e Kamenicës.

“Këto masa janë marrë duke u bazuar në rekomadimin e IKSHPK-së, si dhe në harmoni me Udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme