Edhe një tjetër vdekje e dyshimtë në QKUK

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 14:51 | Nga

Në raportin e Policisë është bërë e ditur se bashkëshorti ka denoncuar në polici vdekjen e gruas në QKUK pas një operimi.

Sipas ankuesit, deri te vdekja ka ardhur nga pakujdesia dhe pajisje mjekësore.

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se bashkëshortja e tij K/Shqiptare pasi që kishte qenë e sëmurë ishte dërguar ne QKUK dhe pas operimit, kishte ndërruar jete. Për vdekjen e të ndjerës, ankuesi dyshon për pa kujdesi dhe pajisjet mjekësore. Rasti është nen hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme