Edhe një viktimë nga Coronavirusi, një grua nga Prishtina vdes në orët e hershme të mëngjesit

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Një viktimë e re nga Coronavirusi është shënuar në orët e hershme të mëngjesit.

Bëhet fjalë për një të moshuar e cila ditë më parë kishte rezultuar pozitive me Coronavirus.

Lajmin për vdekjen e ka kumtuar përmes një njoftimi në Facebook djali i saj, Gani Halilaj.

Ai po ashtu ka njoftuar se për shkak të situatës me pandeminë, varrimi do të bëhet vetëm në prezencë të familjarëve.

“Te nderuar miq, shok, farefis ju njoftoj se para 40 minutave pra ne ora 04:35 min iku ne amshim Nena jone pas nje lufte me Covid 19.
I pranoj te gjitha ngushellimet e juaja permes SMS, Facebook-ut dhe nuk keni obligim per shkak te situates te jeni fizikisht as ne varrim e as ne ngushellime sipas tradites qe i kemi! Me respekt per te gjithe juve, familja Halilaj”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se dje në Kosovë janë konfirmuar 103 raste të reja me koronavirus, gjersa është njoftuar për 6 të vdekur. Në orën 15;00 do të dalin rezultatet për 24 orëshin e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme