Edhe Rexhep Meidani fiton statusin e veteranit të UÇK-së

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 21:59 | Nga

Ish-presidenti i Shqipërisë Rexhep Mejdani nuk e kishte veshur as edhe për një ditë uniformën e UÇK-së.

Por kjo nuk ka penguar anëtarët e Komisionit për Verifikimin e pjesëtarëve të UÇK-së qe edhe Rexhep Mejdanit t’ia njohin statusin e veteranit.

ORAinfo ka siguruar certifikatën e cila ia njeh statusin e veteranit edhe ish presidentit të Shqipërisë.

Mejdani gjatë luftës në Kosovë ishte president i Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe ai kishte ndihmuar popullin kosovarë duke hapur kufijtë dhe pranuar refugjatët.

Ky kontribut si duket ka ndikuar që edhe Rexhep Mejdanit t’i njihet statusi i veteranit të UÇK-së.

Përveç Rexhep mejdanit Komisioni Shtetëror këtë status ua ka njohur edhe disa personaliteteve tjera qe e kanë ndihmuar luftën e UÇK-së. Në mesin e tyre është edhe ish shefi i Shërbimit Sekret te Shqipërisë Fatos Klosi.

Kujtojmë që Komisioni Shtetërorë ka marrë kritika të shumta për fryrje të numrit të veteranëve të luftës së UÇK-së. Madje kohëve të fundit janë shtuar zërat për riverifikimin e listave të veteranëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme