Edhe sot hyrja pa pagesë në pishinën e Gërmisë

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Nga ora 10:00 deri në orën 11:00 hyrja në Pishinën e Gërmisë do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie e menaxhmenti i NPL “Sport Marketing”, raporton Ekonomia Online.

“Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm për shëndetin e njeriut dhe krizën ekonomike. Për momentin qytetarët e Kosovës janë duke jetuar dy kriza – pandeminë e Coronavirusit dhe krizën ekonomike e financiare, si pasojë e kësaj pandemie”, thuhet në komunikatë.

“Për të lehtësuar sadopak këtë gjendje tek familjet që tash e 4 muaj janë izoluar në shtëpitë e tyre, por edhe për ato familje të cilat nuk e kanë mundësinë financiare për të frekuentuar ambientet rekreative siç është pishina e Germisë, menaxhmenti i NPL “Sport Marketing”, ka vendosur që me datë 29 korrik 2020 hyrja të jetë pa pagesë nga ora 10:00 deri në orën 11:00. Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” është duke vazhduar të respektojë në përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit”, thuhet më tej.

NPL “Sport Marketing” më tej bën të ditur se do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë zezonës verore të përgatitur.

Të ngjashme