Edhe sot me vranësira, temperaturat deri në 15 gradë

Prishtinë | 19 Nën 2022 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHML) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende do të ketë riga shiu.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 15 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të ngjashme