Edhe sot temperatura të larta në Kosovë

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika do të mbesin prezent mbi vendin tonë edhe për dy ditët e ardhshme, duke kushtëzuar mot me diell dhe temperatura të larta.

“Vranësirat mund të jenë të dukshme vetëm për gjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet e kthjellët dhe me rreze të diellit. Në orët e mesditës duhet të kemi kujdes nga rrezet direkt të diellit, për shkak të indeksit të lartë UV”, njofton IHMK-ja.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Instituti shton se do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.

Të ngjashme