Edhe zjarrfikësit të pakënaqur me pezullimin e ligjit për paga

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka bërë të ditur që janë të pakënaqur me pezullimin e ligjit për paga nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas tyre zjarrfikësit me ligjin e vjetër te pagave  janë kategoria me koeficientin më të ulët që marrin pagë nga buxheti  i shtetit në gjithë vendin, koeficienti 4.83 dhe 5.5, për këtë arsye kemi ngrit zërin dhe shqetësimet lidhur me ketë çëshje dhe format tjera të diskriminimit të paskrupullt që i bëhen këtij shërbimi.

“Zjarrfikësit e Kosovës nuk kanë problem vetëm me ligj të pagave, e kemi pasqyruar gjendjen shumë herë, duke ngritur zërin dhe shprehur pakënaqësitë duke ju drejtuar institucioneve relevante të shtetit, duke kërkuar që të zbatohen ligjet në fuqi, të ndërpriten shkeljet e të drejtave të punëtorëve, të ndërpriten diskriminimet dhe denigrimet, kemi  organizuar edhe protesta para Qeverive të Kosovës, por fatkeqësisht të gjitha kërkesat mbeten në sirtar të Qeverive dhe gjendja mbeti shumë e rënd dhe konfuze, pa asnjë ndryshim të vetëm, por vetëm duke u përkeqësuar gjendja”.

Nga kjo sindikatë më tej thonë se ata solidarizohen me kërkesat e Sindikatave që janë në grevë.

“Ne për shkak te ligjit mbi grevën, që na e ndalon grevën dhe për   shkak të specifikave ëe profesionit të zjarrfikësve, misionit shpëtimit të jetës së njeriut dhe të mirave materiale dhe gjithashtu kemi analizuar se protestat në kohën ku mungojnë institucionet relevante vendimmarrëse, nuk do jene produktive pasi që nuk dimë se nga kush do të marrim përgjigje dhe gjithashtu ku ti adresojmë kërkesat qe duhet te parashtrohen nga këshilli protestues”.

“Për shkak te specifikave te ngjashme për siguri, me Sindikatën e Policisë kemi vendosur qe ti akordojmë vendimet qe nëse do te organizohet protestë nga policia e Kosovës  te solidarizohemi me Policinë”, thonë nga kjo Sindikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme