Edicioni i II-të i INFRARED, përmes artit adreson çështjet e ambientit

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Edicioni i II-të i INFRARED adreson tema që kanë të bëjnë me çështje emergjente të ambientit, duke përdorur artin si formë për të prekur dhe trajtuar çështje të rëndësishme që lidhen me ndotjen, pasojat dhe shkaktarët. Artistë/e nga Kosova, Shqipëria dhe Malta ishin pjesë e Rezidencës së Artit ku zhvilluan konceptet e tyre, veprat e të cilëve mund t’i shihni në ekspozitën e INFRARED, me datat 08-09-10 dhjetor. Ekspozita do të qëndroj e hapur përgjatë këtyre tre ditëve prej orës 11:00 deri në 18:00.

Instalacioni, fotografia, video dhe performanca, janë mediumet e veprave të tetë artistëve që do të keni mundësi t’i shihni për këtë edicion të dytë të INFRARED. Artistët që do të ekspozojnë janë Abi Shehu (Shqipëri), Berat Bajrami (Kosovë), BibFrrokaj (Shqipëri), BobbAttard (Malta), LauretaHajrullahu (Kosovë), Lori Lako (Shqipëri), Lumturie Krasniqi (Kosovë), Yll Xhaferi (Kosovë).Kuratore e ekspozitës është Blerta Hoçia.

Krahas veprave që do të mund t’i shihni në ekspozitë ju ftojmë edhe në orët e caktuara për tre ditë me radhë të ndiqni performancën e artistes Lori Lako. Me datën 8 performanca e Lako do të zë vend në ora 11:30, me datën 9 në ora 16:30 dhe me datën 10 në ora 15:30.

Ekspozita do të zë vend në ambient të hapur, në kinemanë verore të ish-Kino Rinisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme