“Edukimi medial” dhe etika në gazetari, do t’i eliminonin lajmet e rreme

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 11:11 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka organizuar  tryezë diskutimi me temën “Lajmet e rreme, gjuha e urrejtjes dhe shpifja e fyerja në mediet online”.  Në këtë diskutim i tha se lajmet e rreme vijnë si pasojë e joprofesionalizmit, dhe se të tillat mund të luftohen vetëm duke aplikuar në sistemin arsimor lëndën e edukimit medial, raporton EkonomiaOnline.

Imer Mushkolaj, kryetar i Kuvendit të KMShK-së, tha se mediat online cdo ditë përballen me lajme të rrem. Tregoi se si mund të mënjanohen ato.

“Pavarësisht që termi fake news është në trend dhe i njohur, që lajme t’i publikojnë në shpejtësi marramendëse, pamjet e rreme kanë ekzistuar shumë më herët dhe ma ndryshe. Mediat online kanë bërë që ne çdo ditë të përballemi me lajme të rreme, ku edhe njerëzit në media nuk mund t’i identifikojmë. Nga ana e publikut është e vështirë të dalloj lajmet e rreme, pasi ka mungesë të edukimi medial”

Mushkolaj  poashtu tregoi se nuk ka ndonjë formulë se si të parandalohen lajmet e rreme, por mund të arrihen përmes etikës së njohur në gazetari.

Mushkolaj tha se lënda edukimi medial duhet të përfshihet në shkolla pasi fëmijët përballen shumë herët me përmbajtje mediale.

“Ideja që moshat e reja të identifikojë përmbajtjet të cilat ata konsiderojnë cila duhet me u konsumua,shumë shpejt duhet të ndodhë, deri tash nuk është vënë në praktikë përfshirja e lëndës edukim medial në shkolla.

Kreshnik Gashi- kryeredaktor në Kallxo.com, foli për atë sesi i luftojnë mediat tona lajmet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes.

Ai u shpreh se te rasti i gruas rome u shkel etika e gazetarisë për shkak të mos verifikimit të lajmit.

“Rastit të gruas rome e cila është sulmua për shkak të një statusi në rrjete sociale dhe publikimit të media, por të ish kryer puna me profesionalizëm në media, sulmi ndaj gruas rome nuk kish ndodh Problemi mediat gabojë në konceptin a janë përgjegjës për ripublikim e lajmit. 1milion përdorues të rrjeteve sociale, kanë të drejtë me shkrua sa të munden statuse”, tha ai.

Të ngjashme