Edukimi seksual në shkolla dhe rritja e numrit të psikologëve, kërkesat e gjimnazistëve

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 14:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxënësit e tri gjimnazeve kryesore të Prishtinës kanë marshuar pas sulmit seksual ndaj një të miture, nga dy të mitur të tjerë në shkollën “Faik Konica”, në kryeqytet. Nxënësit kanë kërkuar që të përfshihet në programin mësimor edukimi seksual dhe shtimi i numri të psikologëve, raporton Ekonomia Online.

Në këtë organizim është parë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në këtë marsh pjesëmarrës janë nxënës të gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda” dhe “Ahmet Gashi”.

Nxënësit kanë mbajtur parulla në të cilat shkruhet “Ngrite zërin se je femër”, “Mëso djalin me respektu e mësoj vajzën me luftu”, “Dardha pikë nën dardhë, dhuna pikë nën dhunë” e parulla të tjera.

Lendina Balaj, nxënëse e shkollës “Xhevdet Doda”, tha se është koha me ngrit zërin ndaj këtyre rasteve.

“Rini e dashur shokë e shoqe është koha me ngrit zërin e mi përfaqësua personat që s’kanë mujt me fol. Është koha që të gjithë me tregu që nuk është lojë është traumë.

Po ashtu edhe nxënësja Ene Aliu, nga shkolla “Sami Frashëri”, ka kërkuar që të përfshihet në programin mësimor edukimin seksual dhe shtimin e numri të psikologëve.

“Shok e shoqe nuk po mundem me besua se as 10% e sa njerëz se kemi pritur që kanë m’u mbledh. Shumë e madhe këtë që kemi organizua. Jam i sigurt që foli në emër të gjithëve që kur e kemi parë videon të gjithë prej neve jemi irrituar edhe të gjithë na ka rënë me pa një rast shik shoqe diçka t2 ngjashme. Prandaj kjo protestë është e domosdoshme. Me këtë protestë në emër të nxënësve duam ti shtrojmë dy çështje kryesore drejtuar institucioneve përkatëse: kërkesa e parë për futjen e edukimit seksual në kurrikulën e shkollave tona. Të gjithë e dimë sa është e nevojshme kjo lëndë e sa shumë është e injoruar nga sistemi institucional deri tash në rpaort me arsimin. Kërkesa e dytë është psikologët në shkolla ku shumica prej shkollave tona nuk kanë psikologë dhe ato që kanë ata nuk janë kurrë aty”.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme