Ekipet e KRU “Gjakova” të angazhuar në pastrimin e Liqenit të Radoniqit

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Ekipet e KRU “Gjakova” në mëngjesin e së premtes janë angazhuar në pastrimin e Liqenit të Radoniqit, kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.

KRU “Gjakova” ka bërë apel te qytetarët të cilët frekuentojnë liqenin e Radoniqittë kenë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina brenda apo për rreth liqenit.

Njoftimi i plotë:

Sot ekipet e KRU “Gjakova” janë angazhuar në pastrimin e Liqenit të Radoniqit.

Apelojmë tek qytetarët të cilët frekuentojnë ambientet e liqenit, që të kenë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina brenda apo për rreth liqenit, sepse veprime të tilla na vështirsojnë punën në funksionimin dhe mirëmbajtjen e rregullt të liqenit.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme