Eko Lëvizja e Gjelbër e përkrah iniciativën e Haradinajt për aksionin e pastrimit të territorit të Kosovës

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 11:52 | Nga

Në një komunikatë për media,Eko Lëvizja e Gjelbër njofton se përkrah iniciativën dhe angazhimin personal të Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, në mbështetjen e një aksioni për pastrimin e tërë territorit të Kosovës.

Eko Lëvizja e Gjelbër vlerëson se ndotja, dëmtimi dhe degradimi i mjedisit në Republikën e Kosovës është tejet shqetësuese. Pasojat e një gjendjeje të tillë janë tejet të mëdha, të cilat dejtë për së drejti ndikojnë në shëndetin e qytetarëve si dhe në dëmtimin e ekosistemit dhe mjedisit në tersi.

“Është bukur mirë e njohur se niveli i ndotjes së mjedisit në atmosferë dhe drejtime të tjera është mjaft i lartë, duke i tejkaluar parametrat e lejuara në regjion. Ndotja bëhet kryesisht nga personat e papërgjegjshëm dhe institucionet përgjegjëse, apo industritë ekzistuese, të cilët me veprimet apo pa veprimet e tyre, po e dëmtojnë dhe e shkatërrojnë mjedisin jetësor. Vend parësor në këtë ndotje zënë ajri, uji, dhe toka:, shkruhet në njoftimin për media.

Eko Lëvizja e Gjelbër e përkrahë çdo iniciativë, nga kushdo qoftë që do të ndikoj në zbutjen apo përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe ekologjisë në vendin tonë. Në këtë drejtim, gjithashtu e vlerësojmë lartë Vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , që në institucionet parashkollore – të mesme, mos të përdoret thëngjilli për ngrohje gjatë sezonit dimëror. Ky mund të jetë një hap i vogël por një nismë shumë me ndikim në përmirësimin e mjedisit dhe ndotjes atmosferike në vend.

“Mirëpo, përvoja e gjertanishme e organizimit të aksioneve me qëllim pastrimi, nuk kanë treguar rezultate të konsiderueshme në evitimin e ndotjes dhe pastrimin e territorit të vendit tonë. Në këto raste më tepër bëhet një senzacion medial, përfitime nga ndonjë subjekt i cili kinse bënë pastrimin, e kurrsesi angazhim i Institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit, sikurse që janë, MMPH, Organizatat Joqeveritare Mjedisore të cilat posedojnë programe paraprake, lidhur me lokacione, potencialin e angazhimit të njerëzve, teknikës dhe vend grumbullimit të tyre”, shkruhet në njoftim.

Eko Lëvizja e Gjelbër, kërkon përgjegjësi dhe angazhim më të madh nga institucionet tona vendore, nga MMPH, Agjencia e Mjedisit, organet e inspekcioneve komunale dhe qendrore.

Eko kërkon edhe nga qytetarët e Kosovës, në rend të parë, të jenë më vigjilent, të angazhohen në ruajtjen dhe sigurinë e mjedisit jetësor, të reagojnë në gjendjen dhe ngjarjet jo të këndshme që kanë të bëjnë me mjedisin dhe politikat mjedisore në vend.

Anëtarët e ELGJ-së dhe degët e saj në tërë territorin e Kosovës do të jen pjesë dhe fuqishëm do të mbështet të gjitha aktivitet për pastrimin e Kosovës dhe do të ndërmarr edhe një sërë aksionesh konkrete për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e popullatës për realizimin sa më efikas të këtij aksioni.
Me këtë rast, posaçërisht bëjmë thirrje institucioneve shtetërore kompetente, por qytetarëve të Kosovës që të japin kontributin e tyre për tejkalimin e situatës ekzistuese mjedisore dhe të sigurohet që vendi ynë të jetë më i pastër dhe më i shëndetshëm për jetesë.

Të ngjashme