Ekonomia Online hap konkurs për dy kameramanë

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Lajmeve “Ekonomia Online” (www.ekonomiaonline.com) shpall konkurs për punësimin e dy kameramanëve.

Detyrat:

  • Xhirimi i aktiviteteve të ndryshme mediale dhe storjeve për Ekonomia Online, në bashkëpunim me gazetarët/redaktorët.
  • Angazhime të tjera në kuadër të pozitës së punës, sipas kërkesës së përgjegjësve.

Aftësitë e kërkuara:

  • Njohuri për mënyrën e funksionimit të kamerave digjitale dhe montazhit
  • Preferohet së paku 1 vit përvojë pune në medie
  • Aftësi për të punuar nën presion të kohës dhe fleksibilitet në kryerjen e detyrave
  • Patent-shofer të kategorisë B

Dërgoni një biografi të shkurtër (CV) në adresën elektronike: [email protected], ose silleni personalisht në zyrat e agjencisë në Prishtinë, adresa: Rr. “Mark Isaku”, Objekti 12 (afër Klubit të Boksit), Kati I, B2.

Afati i fundit për aplikim është data 11.07.2021

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme