Ekosistemi inovativ i UBT-së plotësohet me hapjen e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Siç e dini UBT kohëve të fundit ka investuar shumë në krijimin e një ekosistemi inovativ në Kosovë si një rol model për një zhvillim të qëndrueshëm.

Në kuadër të kompletimit të ekosistemit inovativ të edukimit, pas hapjes së Junior HUB si një ombrellë e mbështetjes dhe zhvillimit të rinisë dhe fëmijëve në të gjitha aspektet, tani ekosistemi është plotësuar edhe me hapjen e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë. 

Me hapjen e këtyre dy shkollave të arsimit të mesëm të lartë, UBT tashmë Kosovës do t’i sjellë diçka më ndryshe për sa i përket arsimit dhe edukimit parauniversitar, duke u mbështetur në praktikat më të mira evropiane dhe amerikane, si dhe në konceptin CLASSROOM 3.0 i cili për herë të parë po implementohet në UBT dhe në tërë botën, së bashku me disa institucione lidere në botë, dhe bazuar tërësisht në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë). Ky model i ka munguar Kosovës dhe do të jetë çelësi i rritjes së kompetencave të nevojshme për të ardhmen, si dhe rritjen e aftësisë konkurruese të gjeneratës së re.

Dëshirojmë të ju njoftojmë se për drejtimet që ofron Gjimnazi UBT dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë, UBT do ta shikojë me prioritet të lartë gjithë komunitetin e UBT-së, në regjistrimin e nxënësve të rinj në këto dy shkolla.

Gjimnazi UBT ofron të dy drejtimet e mundshme: Shkenca Natyrore dhe Shkenca Shoqërore-Gjuhësore, përderisa Shkolla e Mesme e Mjekësisë do të jetë shkollë model për sa i përket ofrimit të programeve mjekësore të nivelit të mesëm, grup shumë i rëndësishëm i profesioneve për një shoqëri të shëndetshme. Të gjitha programet e lejuara në Kosovë janë akredituar: Asistent Dentar, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor, nga ku nxënësit e këtij niveli të arsimit do të kenë mundësi të aplikojnë një formë të re të të mësuarit, diçka që më herët nuk është ofruar në Kosovë.

Ne do të vazhdojmë me programet e tjera mjekësore por edhe të fushave tjera profesionale sepse arsimi profesional cilësorë, siç e dini është një shtyllë shumë e nevojshme për zhvillim, dhe kush më shumë ka kontribuar dhe mund të kontribuojë se sa UBT.

Ju e dini se në Parkun Shkencor Inovativ, parkun e vetëm ende të akredituar në Kosovë në nivelin ndërkombëtar është investuar dhe kompletuar mjaft mirë koncepti i ekosistemit inovativ me bazë në qytetin e mençur (Smart City), dhe kjo ka krijuar edhe pozicionimin e këtyre dy shkollave . 

Sepse aty nxënësit dhe studentët i gjejnë të gjitha komponentët e jetës dhe infrastrukturën e nevojshme për një edukim dhe studim cilësor: laboratorë, klinika, librari, inkubator, qendra inovative, fabrika, hapësira rekreative etj. 

Gjimnazi UBT dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë do të jenë të fokusuar për të nxitur dhe zhvilluar talentë të rinj, duke kërkuar përsosmërinë edhe jashtë aktivitetit të rregullt mësimor, me ndihmën edhe të platformave më të reja të teknologjisë – VR, AR, XR dhe rrjetin e gjeneratës së pestë së teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela, 5G.

Duke marrë parasysh se ne si komunitet i UBT-së kemi krijuar me vite një zhvillim të tillë ne deshirojmë të ju falënderojmë për besimin, për kontributin dhe dëshirojmë të vazhdojmë më tutje drejt kontributit tonë për një shoqëri të zhvilluar.

Të ngjashme