Eksperti Ahmeti për aksidentet: Policia po falë gjobat, s’kemi radarë statikë

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 10:48 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shtimi i numrit të aksidenteve gjatë muajve të verës lidhet me trafikun e rënduar që krijohet në akset kryesore rrugore. E vetëm të dielën në vend kanë vdekur katër persona ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në aksidentin e ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime.

Eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti në një intervistë për Ekonomia Online tha se rritja e numrit të aksidenteve ka ardhur si pasojë e trafikut të rënduar dhe mosrespektimit të shpejtësisë.

“Kemi parë edhe nëpër medie, edhe prej analizave që janë bërë në 10 ditëshin e fundit Kosova gjendet në një kaos trafiku, në një kaos të aksidenteve në komunikacion dhe njëra prej shkaktarëve kryesor është mos respektimi i shpejtësisë, mos respektimi i përparësisë së kalimit nga ana e qytetarëve”.

Mirëpo, eksperti Ahmeti po e fajëson edhe Policinë, pasi që sipas tij, gjobat janë në mënyrë selektive derisa shton se nuk po gjobiten qytetarët në mënyrën e duhur.

Ai ka përmendur edhe shtatë radarët e Policisë ku tha se pesë prej tyre janë funksional.

“Nuk është vetëm problematika e shenjave, mirëpo problematik kryesore është se policia falin shumë, gjobat janë në mënyrë selektive nuk gjobiten qytetarët në mënyrën e duhur nuk kemi radarë statik. Policia jonë i ka shtatë radarë pesë prej tyre funksionojnë, kjo është një prej problematikave kryesore dhe në qoftë se policia nuk merr një masë atëherë do të kemi numër të aksidenteve prej vitit të vit në rritje”.

“…mundet me u shtuar numri i policëve nëpër rrugë dhe nëse i shtojmë kamerat nëpër qytetar atëherë numri i të aksidentuarve bien dhe policia nuk kanë nevojë të jenë gjithmonë prezent. Kur shihet policë zbritet shpejtësia në atë rrugë ndërsa kur kemi radarë statik ata janë në mënyrë të përhershme dhe kësisoj vetëdijesohen qytetarët”, tha ai për EO.

Ahmeti ka folur edhe për vetëdijesimin e qytetarëve, e për të pasur përvojë ai tha se nevojitet punë prej anës së ekzaminerëve.

Ai theksoi se janë nevojshme edhe fushatat ndërgjegjësuese të cilat mund të luanin rol në uljen e aksidenteve në komunikacion.

“Vetëdijesim i qytetarëve në vendet e Evropës është në nivel të lartë kurse te ne nuk është në nivelin e lartësim, është në nivelin më të ulët të mundshëm, por për një vetëdije të tillë lypet kohë, përvojë dhe dije si prej anës së ekzaminerëve. Brenda institucioneve duhet ta bëjnë punën e vet inxhinierët dhe ekspertët. Ekzaminerët kryesisht nuk janë të fushës së komunikacionit, janë të profesioneve të veta”.

Të ngjashme