Eksperti i energjetikës demanton Kurtin: Rrymën mund ta blesh në janar e me të ardh në dhjetor

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i energjetikës dhe menaxheri në pension i KEK-ut, Istref Klinaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili dje në një intervistë tha se Kosova s’ka mundur të blejë energji më herët, për shkak se ajo sipas tij nuk mund të “konservohet në frigorifer”.

Ai në një postim në Facebook ka pyetur se si mund të jetë kaq “i paditur” kryeministri i vendit i cili është edhe ingjinier i elektros, shkruan lajmi.net.

Klinaku ia ka bërë të ditur dhe ia ka kujtuar Kurtit se energjinë mund ta blesh në janar, dhe e njëjta të të vijë me 31 dhjetor sipas kontratës.

Postimi i plotë:

Kurti: S’kemi mundur ta blejmë energjinë elektrike, se nuk është diçka që ruhet në frigorifer

A thua të jëtë kaq i paditur ing.i elektros e Kryeministri i vendit?

Energjinë elektrike mund ta bleshë me një janar e me të ardhë me 31 dhjetor ose në cilën datë e vendos në kontraten e blerjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme