Ekspozita “Simbolet e Pavarësisë” hapet në sheshin “Zahir Pajaziti”

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 13:03 | Nga Nexhmije Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekspozita “Simbolet e Pavarësisë” është hapur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Aty janë ekspozuar 5 objekte që paraqesin historinë e Kosovës “Kulla e Jasharajve” “Shtëpia -muzeu i Pavarësisë” “Rektorati” “Lidhja e Prizrenit” dhe “Thyerja e kufirit Shqiptaro-Shqiptar-Koshare”.

Ideatori i kësaj ekspozite është Nol Kristaj nga shoqata kulturore “Dardania”.

Kristaj tha se ekspozita i kushtohet ushtrisë, ngase ai thotë se FSK-ja përherë të parë në këtë përvjetor parakalon si ushtri.

“Ekspozitën unë e lidhi me simbolet e rezistencës çdo objekt e ka periudhën e vet edhe ajo  simbolizon  paqen, arsimin etj. Ekspozita është për ditën e ushtrisë për shkak se për herë të parë si ushtri parakalon”.

“Kjo ushtri është fal këtyre objekteve ka shumë njerëz që kanë vdes në këto objekte mos t’i harrojmë ata për këtë qëllim e kam lanë në këtë ditë”.

Ekspozita është e hapur deri të hënën në mbrëmje.

Që nga mëngjesi i së shtunës kanë filluar aktivitetet në shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë.

Deklarata e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, është nisur për në 7 qendrat kryesore të vendit.

Deklarata do të dërgohet në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj. Nisja e Deklaratave është përcjelle në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore.

Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit.

Në sheshin “Adem Jashari” është hapur Panairi i produkteve vendëse.

Kurse më 17 shkurt në ora 08:00 do të mbahet mbledhja festive e Qeverisë. Kurse në ora 08:30 bëhet ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës.

Në ora 08:45 vendosjen kurora lulesh te shtatorja e ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.

Në ora 09:45 vendosen kurora nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Për në ora 10:45 është planifikuar mbajtja e seancë solemne për nder të 11-vjetorit të pavarësisë.

Për në ora 12:20 është paralajmëruar parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovë, raporton EO.

Një koncert për paralajmëruar për në orën 20:00.

Të ngjashme