Ekspozitë dedikuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, vlerësohet se drejtësia është vonuar

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 13:25 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e UN Women në Kosovë dhe Muzeu i Kosovës kanë hapur ekspozitën “Ngjyrat e shpirtit tonë”, kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Rozafa Kelmendi nga UN Women, tha se kjo ekspozitë ka qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve në lidhje me të mbijetuarat e dhunës seksuale, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, kjo nuk është ngjarje bamirësie sepse të mbijetuarat nuk kanë nevojë për bamirësi, por kanë nevojë për të kuptuar se janë një faktor aktiv të cilat mund të kontribuojnë në shoqëri.

“Ekspozita e sotme ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetarë për të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe për të reflektuar mbi kufizimet me të cilat kanë jetuar ato ndër vite si pasoj e paragjykimeve me të cilat përballet qoftë edhe vetë. Gati që shumica e pikturave nuk kanë emër të plotë të shënuar apo për faktin që ato nuk janë këtu për hapjen e ekspozitës”, tha Kelmendi.

“Ekspozita e sotme ka karakter shitës dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë tek autorët e veprave dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin, por kjo nuk është ngjarje bamirësie sepse të mbijetuarat nuk kanë nevojë për bamirësi, por kanë nevojë për të kuptuar shoqëria se ato janë një faktor aktiv të cilat mund të kontribuojnë në shoqëri, por që stigmat dhe paragjykimet e shumëfishta u kanë pamundësuar kontributin e tyre në fusha të ndryshme”, tha ajo.

Ulrika Richardson, për zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, tha se viktimave të dhunës seksuale ende nuk i është ofruar drejtësia dhe zëri i tyre ende qëndron në heshtje.

“Kjo ekspozitë quhet ‘Ngjyrat e shpirtit tim’ do të shohin që ka shumë ngjyra që në realitet japin shpresë por në realitet çfarë është duke ndodhur me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë konfliktit është se ende nuk ndjehet zëri i tyre, ende nuk është ofruar drejtësia për ta dhe ende mbeten pa zë”, tha ajo.

“Ka shumë të mbijetuar që flasin por shumë prej tyre ende kanë shumë frikë dhe turp që të flasin në publik dhe kjo ekspozitë kjo mënyrë e shprehjes është mënyra se si të mbijetuarit mund të shprehin dhe paraqesin se çfarë janë duke kaluar në jetën e tyre”, tha Richardson.

“Kjo ngjarje koincidon me datën kur është aprovuar rezoluta e Këshillit të Sigurisë 1325 e cila merre me këtë temë, fëmijët dhe gratë janë të përfshirë dhe ndikuar nga konflikti dhe lufta dhe duhet të jetë një zë i madh për të mos u viktimizuar ata dhe kjo është tentativa që të përmirësojnë këtë situatë”, tha Richardson.

Piktorja Blerta Syla-Surroi tha se kjo ekspozitë ka ndikuar pozitivisht tek gratë të cilat janë viktima të dhunës seksuale, raporton EO.

“Në këto punime është prezent liria, shpresa, e ardhmja, pra kjo është ajo që bie në sy në shikim të parë. Ne për gjithë ato kohë sa zgjati punëtoria e piktura ne menduam dhe vepruam kështu prandaj gjithë këto punime janë fryt i kësaj pune që e bëmë me kaq shumë dashuri”, tha ajo.

“Këto gra me gjithë dhimbjen që e kanë, ngërçin dhe hallin për tash e sa vite sikur u liruan dhe iu zbeh gjithë kjo në kohën kur e zhvilluam këtë punëtori”, tha Syla-Surroi.

Të ngjashme