Ekspozon armën në rrjetet sociale, arrestohet

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Livoç i Ultë të Gjilanit një persona ka ekspozuar armën në rrjetet sociale dhe më pas Policia ka bastisur motelin e tij. Aty nuk është gjetur arma e postuar, por substanca narkotike, raporton EkonomiaOnline.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar në rrjete sociale kishte postuar armë zjarri. Gjatë kontrollit në një motel te i njëjti, është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.9 gramë ndërsa arma e postuar nuk është gjetur. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme