Elezaj kërkon nga autoritet serbe lirimin e qytetarit nga Klina

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka kërkuar lirimin e qytetarit Nezir Mehmetaj i cili është arrestuar mbrëmë nga Policia serbe  në pikën kufitare në Merdare.

Elezaj në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se arrestimi i Mehmetajt është bërë vetëm për shkak se është shtetas i Kosovës.

“Arrestimi i Nezir Mehmetaj nga Rudica e Klinës nga autoritetet serbe, me të vetmen arsye se është shtetas i Republikës së Kosovës, dëshmon edhe një herë se shteti Serb është kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës”.

“Si Kryetar i Komunës së Klinës dënoj arrestimin dhe kërkoj që autoritetet vendore dhe Brukseli zyrtar të marrin masa urgjente për lirimin e Nezirit dhe të i bëhet e qartë shtetit Serb që politika e tillë e ndalimeve, arrestimeve e përndjekjeve politike duhet të marrë fund”.

“Komuna e Klinës do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të marrë informacione të hollësishme për rastin në fjalë”.

Arrestimi i Nezir Mehmetaj nga Rudica e Klinës nga autoritetet serbe, me të vetmen arsye se është shtetas i Republikës…

Gepostet von Prof. Dr. Zenun Elezaj am Samstag, 4. Januar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme