Eliza Hoxha: Do të jem zëri i personave me nevoja të veçanta

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete, Eliza Hoxha, tha se ofrimi i qasjes për persona me nevoja të veçanta, ua mundëson atyre të bëjnë jetë të pavarur.

Hoxha tha se do të jetë zëri i tyre deri në arritjen e krijimit të qyteteve më miqësore për të gjitha kategorit.

“Zana ishte një vajzë kryeneqe dhe dëshironte që vet të lëvizte nëpër qytet, por sa herë që nisej për diku, mungesa e qasjes për persona me nevoja të vecanta, ia pamundësonte asaj si dhe të tjerëve të bëjnë jetën e pavarur.  Për një gjithëpërfshirje dhe jetë të dinjitetshme duhet të rimëkëmben edhe qytete tona, edhe planet dhe vizionet e tyre për të ardhmen. Ato duhet të ofrojnë qasje për të gjitha kategoritë”, tha ajo.

“Do të vazhdojë të jem zëri juaj deri në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta, për qytete më miqësore për të gjithë”, tha tutje ajo.

Ndryshe, Eliza Hoxha në këto zgjedhje do të kandidoj me numrin 3.

https://www.facebook.com/159214480767125/videos/149069587029151

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme