Elizabeth II me urim për dhjetëvjetorin e Kosovës

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 18:08 | Nga

Mbretëresha Elizabeth II, në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes kësaj letre, ajo ka uruar lumturi dhe fat për gjithë popullin e Kosovës.

Letra e plotë:

Shkëlqesisë së Tij, Hashim Thaçi

President i Republikës së Kosovës

Kam kënaqësinë e madhe të Ju përcjell urimet e mia më të ngrohta për festimin e Ditës së Shtetësisë tuaj, së bashku me dëshirat e mia më të mira për fatin dhe lumturinë e popullit të Kosovës.

Elizabeth R

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme