Emigrantët e përkohshëm

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 08:34 | Nga

Zenel Idrizit po i shkonte puna fjollë menjëherë pas pavarësimit nga firma ku po punonte për vite me radhë me izolim dhe suvatim shtëpish.

Madje në pranverë nuk po mund t’u dilte në krye punëve që po i merrte me vëllanë. Angazhoi edhe punëtorë. Në vlugun më të madh Idrizi (30) la gjithçka në gjysmë. Mori përgjigje pozitive nga Ambasada gjermane në Prishtinë, ku para gjashtë muajsh kishte aplikuar për vizë pune në Gjermani, shkruan Koha Ditore.

Aplikacionit ia kishte bashkëngjitur kontratën e punës të nënshkruar me një firmë gjermane në qytetin Soest, jo fort larg Dortmundit. Tre muaj e kishte pritur shefi gjerman.

“Në mars i kishte thanë djalit të mixhës se më nuk mund ta presë dhe kishte marrë një punëtor tjetër”, thekson Idrizi, nga fshati Surqinë i Ferizajt.

Në krye të listës ballkanike

Megjithatë, preu biletën e aeroplanit për vetëm 40 euro për Gjermani, në kohën kur diaspora po kthehej për pushime verore në Kosovë. Me ndihmën e kushëririt, Riad Idrizi, siguroi një vend tjetër pune në zanatin e tij. Kushëriri i martuar ia lehtësoi fillimin e vështirë, duke i bërë konak dy muaj në banesën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme