Emini me rekomandime për Qeverinë: Vaksinimi të mundësohet në sheshe e qendra tregtare

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 10:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoresha ekzekutive e Platformës CiviKos Donika Emini, tha se mënyra e vetme që vendi të kthehet në normalitet sa i përket aspektit ekonomik është vaksinimi masiv i qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ajo i bëri në konferencën e përbashkët me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ku folën për rëndësinë e vaksinimit masiv si dhe u dhanë një varg rekomandimesh për institucionet dhe sektorin privat.

Emini kur foli për rekomandimet tha se fillimisht duhet që ky proces të bëhet pa terminë dhe në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare.

Madje ajo tha se efikase do të ishin ekipet mobile që do të shkonin në kompani, po edhe në zonat rurale.

Emini tha se ky proces do të mund të kryhej edhe në qendrat tregtare e sheshe. Ajo ka kërkuar nga Qeveria që të negociojë me vendet e tjera që të njihen vaksinat që merren në Kosovë, raporton EO.

“Mënyra e vetme për tu kthyer në normale është vaksinimi. Duhet proces dinamik”.

“Disa rekomandime i kemi për t’i prezantuar e para terminët, caktimi i terminëve pa proceduar burokratike; mundësimi i vaksinimit në qendrën më të afërt jo në vendbanimin zyrtarë; ekipet mobile që do të funksionin në mënyrë proaktive që shkojnë në kompani të mëdha për të kryer vaksinimin, por edhe për zonat rurale; riorganizimi i resurseve, puna në vikende; edhe vaksinimi në sheshe në qendra tregtare, ka vende që e kanë bërë edhe në bare; Qeveria të negociojë që vaksinimi të njihet edhe në vendet e tjera që t’i hapur rrugë lëvizjes së lirë. Këto rekomandime do t’i dërgohen MSh-së dhe do të kemi edhe aktivitet të tjera”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme