Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin MPMS-në

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 12:54 | Nga

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rahmani, ka takuar zëvendësambasadorin e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Ibrahim Selem Humaid Alalawi.

Ai e ka falënderuar Alalawi për bashkëpunimin e mirë mes Republikës së Kosovës dhe EBA-s, respektivisht për bashkëpunimin mes kësaj ambasade dhe MPMS-së në disa projekte humanitare  që janë zhvilluar në të kaluarën për familjet me gjendje të rëndë sociale të komuniteteve.

Në emër të MPMS-së, zv/ministri Rrahmani i ka bërë kërkesë, Ambasadorit Alalawi, që të shtyjë projektin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet  dhe projektin e bursave për studentë, projekte të cilat janë dorëzuar në ambasadën e EBA-s para disa muajsh.

Zv/ambasadori Alalawi falënderoi Rrahmanin për pritjen e tij, po ashtu shprehu gatishmërinë e Ambasadës së EBA-s që të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me MPMS-në.

Ai u zotua se Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe do të mbështesë projektet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme