Emrat e Autoritetit të Hekurudhave dërgohen në Kuvend

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 16:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, shqyrtoi vendimin e Qeverisë lidhur me propozimin e saj për anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës.

Lidhur me këtë, komisioni vendosi që të propozuarit e Qeverisë për anëtarë të këtij Bordi: Arsim Berisha, Shkumbin Hyseni, Ilmi Ahmeti dhe Gëzim Qerimi, të përkrahen nga komisioni, me rekomandimin që kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë vendit, të sjellin diplomat e nostrifikuara.
Në mesin e të propozuarve, Qeveria ka paraparë që kryesues Bordi të jetë, Arsim Berisha.

Të ngjashme