“EnergyPlus” kërkon përkrahje institucionale për gratë e keqtrajtuara

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësues të tri organizatave joqeveritare “Vjollca”, “Arjeta” dhe “EnergyPlus”, po kërkojnë ndihmë që më 27 dhjetor në mbrëmjen që do ta organizojnë t’u ndihmohet për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e një klinike për gratë e keqtrajtuara, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për medie, përfaqësues të këtyre organizatave  bënë thirrje për ndihmë e bashkim.

“Na ndihmoni që me 27 dhjetor ta gjejmë besëlidhjen dhe sfidën që po na kanosë gjithë civilizimin ta sfidojmë. Ne jemi të interesuar që të gjitha motrat tona që kanë përjetuar dhembje t’i harrojmë. Kërkojmë përkrahje institucionale për shtjellimin e projektit. Në pallatin e rinisë me 27 dhjetor me organi një gala mbrëmje për ta promovuar formën e shërimit natyror. Të mblidhen mjete që të bëhet një klinikë për motrat tona e bijat tona që kanë qenë të keqtrajtuara”, tha Fatmir Muqolli nga “EnergyPlus”

Sabrije Rexhepi drejtoreshë e OJQ” Vjollca”, tha se ajo ka 400 gra anëtare dhe se s’ka marr asnjë ndihmë.

“S’kam përkrahje prej kërkujt, qe 5 vite e kam hapur shoqatën dhe kjo pandemia na qiti ma për tokë. Bashkohem me zemër e shpirt sepse unë kam 400 gra anëtare”, tha ajo.

Të ngjashme