Engel uron Kosovën, falënderon Selimin për 50 milionë dollarë të MCC

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 10:42 | Nga

Në një deklaratë zyrtare, kongresmeni amerikan Eliot Engel, që është edhe bashkëkryesues i Komisionit për punë të jashtme në Kongres, posaçërisht ka falënderuar Petrit Selimin për zhvillimin e shpejtë të programit që solli afër 50 milionë dollarë Kosovës.

Ai tha sot se programi inovativ i MCC do t’i ndihmojë Kosovës të lëviz drejt një oferte më të sigurtë të sektorit energjetik dhe një qeverie më të përgjegjshme.

Ja urimi i Engel për Kosovën:

Sot, Bordi I Drejtorëve të Korporartës për Sfidat e Mijëvjeçarit ka votuar të siguron Republikën e Kosovës për një program Threshold në vlerë prej 49 milionë dollarë. I ofroj urime të përzemërta Kosovës dhe falënderoj Bordin e MCC dhe stafin e saj për prodhimin e përbashkët të kësaj marrëveshje të përbashkët.

Programi inovativ i MCC do t’i ndihmojë Kosovës të lëviz drejt një oferte më të sigurtë të sektorit energjetik dhe një qeverie më të përgjegjshme. Duke përforcuar investimet në sektorin energjetik, populli i Kosovës do të siguron burime të reja të rrymës, dhe nëpërmjet transparencës një qeverisje më të përgjegjshme.

Kam punuar shumë që Kosova të përfiton nga programet e MCC që nga pavarësia e Kosovës më 2008 dhe jam i lumtur që kjo sot dha fryte. Dëshiroj posaqërisht t’i falënderoj dy persona sot puna e të cilëve e ka mundësuar këtë lajm, përfshi Koordinatorin Nacional për Zhvillimin e Programit Threshold Petrit Selimin i cili e ka zhvilluar programin shpejt dhe me sukses ashtu që Bordi të vendos sot për këtë shumë dhe Andrew Rusell nga UNDP që ka ndihmuar në prodhimin e të dhënave që Kosova ka pasur nevojë të kualifikohet për grantin e MCC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme