Enver Hoxhaj: Gëzuar e për shumë mot Pashkët

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkëve.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar “qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira”.

“Gëzuar e për shumë mot Pashkët. Në këtë Ditë të Bardhë, të triumfit të jetës mbi vdekjen, shpresës mbi pesimizmin, e dashurisë mbi urrejtjen, përveç urimeve të lutemi edhe për popullin dhe shtetin tonë. Qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira”.

Të ngjashme