Enver Hoxhaj kujton me emocion mëngjesin e 17 shkurtit të 2008-së

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se e kujton me emocione mëngjesin e 17 shkurtit të 2008-së.

“Është një ditë motivimi e inspirimi për të reflektuar për të arriturat e deritanishme dhe Kosovën e së ardhmes – me ekonomi të fortë, e anëtare të OKB-së, BE-së dhe NATO-së”.

“Përjetësisht mirënjohës partnerëve e aleatëve tanë kudo nëpër botë për përkrahjen ndaj Kosovës dhe popullit të saj.Urime 11 vjet shtetësi, Kosova jonë e dashur”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme