Epidemiologia shqiptare në Florida: Coronavirusi e zuri të papërgatitur Amerikën

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Epidemiologia shqiptare, Erta Berberi, që punon në Florida të SHBA-së, ka thënë se në ditët e fundit ka më pak raste të paraqitura me Koronavirus.

“Ditët e kaluara ka pasur shpërthim dhe tash po duket se situata po vihet nën kontroll. Spitalet në Florida nuk janë plot dhe të gjithë ka mundësi që të hospitalizohen. Pacientët po e kalojnë me simptoma shumë të lehta – temperaturë e lehtë….”, ka thënë Berberi.

“Amerika dhe gjithë bota janë zënë të papërgatitur. Amerikës nuk i falet që të ketë qenë e papërgatitur, por ka qenë, pavarësisht avancimit në mjekësi”.

Berberi ka theksuar se nëpër shtetet tjera të SHBA-së mjekët po përballen me mungesë pajisjesh mbrojtëse.

“Mungesa e maskave nuk mund t’i atribuohet faktit që Amerika ka qenë e papërgatitur por njerëzit i ka kapur paniku dhe kanë blerë deri në gjashtë mijë maska një individ dhe kjo ka shkaktuar mungesë globale të maskave dhe pajisjeve të tjera”.

“Ka pasur raste kur njerëzit janë ndier mirë fizikisht por kanë pasur nevojë për këshilla psikologjike. Njerëzit po dëgjojnë dhe lexojnë lajme të rreme dhe kjo mund të shkaktojë ankth të jashtëzakonshëm që mund të bëhet kronik dhe mund të mbetet edhe pasi epidemia të kalojë”.

Të ngjashme