“Epopeja e Dukagjinit” përkujtohet me homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan

Gllogjan | 24 Mar 2018 | 14:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan dhe mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Në këtë manifestim ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të Kosovës, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se rrethimi që ka ndodhur në Gllogjan në atë kohë nuk ka qenë i lehtë, por është gjetur një dalje, e dalja është gjetur sepse e kemi dashur jetën e kemi dashur lirinë.

Para të pranishmëve të shumë në këtë Akademi Përkujtimore folën edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.

“Rrethimi ynë që na kishte ndodhur në Gllogjan në atë kohë nuk ka qenë i lehtë, por është gjetur një dalje, e dalja është gjetur sepse e kemi dashur jetën e kemi dashur lirinë. Po atë ditë tre djemtë tanë kanë rënë për liri. E pashë bacën Nimon, bacën Hysen e shoh nganjëherë Rasimin, tre djemtë e tyre kanë rënë më 24 mars. Në rrugën tonë deri në liri kemi parë gjithë ato tmerre që i ka lufta, kemi parë trimëri që nuk përshkruhet e djem të zotë prej atyre që nuk janë të gjallë, por edhe prej të gjallëve.

Por ajo që kemi parë është një fuqi e madhe e njeriut të kësaj toke për të mbetur të lidhur me këtë tokë, për të mos e harruar dhe për të mos e lëshuar këtë tokë”, tha Haradinaj në Akademinë Përkujtimore.

Image may contain: 7 people, people standing and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: 4 people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, sky, crowd and outdoor

Image may contain: 1 person, standing and text

Të ngjashme