Epopeja e UÇK-së, përfundon sonte me “Natën e Zjarreve” në Prekaz

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 07:33 | Nga Ekonomia Online

Sot përfundon manifestimi në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Si çdo herë tjetër edhe këtë vit janë shënuar aktivitete të shumta më 5 dhe 6 mars.

Në ditën e tretë të Epopesë, e që është sot, duke filluar nga ora 17:45 fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme